Lirohet Limaj, tashmë me detyrim paraqitjeje - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 8

Ish-ministri i Transporteve ne Kosove, eksponent i larte i Partise Demokratike, Fatmir Limaj eshte liruar nga arresti i shtepise dhe tashme, masa ndaj tij eshte vetem detyrim paraqitjeje, ne proceset per çeshtjen "Kleçka". Sipas mediave kosovare, vendimi i gjykates eshte konfirmuar nga avokati i zotit Limaj, Tome Gashi. Ato shkruajne se pas ketij verdikti te apelit, Limaj eshte i lire t'i kthehet jetes politike ne Kosove. Fatmir Limaj dhe tre ish-anetare te tjere te UÇK-se akuzohen per krime lufte ne zonen e Kleçkes gjate konfliktit ne Kosove ne vitin 1999. Procesi ndaj tij, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit e Naser Shales, te cilet gjithashtu u liruan, vijon ende. Seanca e radhes ndaj tyre do te mbahet me 3 korrik te ketij viti. Limaj dhe te tjeret ishin shpallur te pafajshem per keto akuza, gjate nje procesi paraprak gjyqesor, por EULEX-i kerkoi rikthimin e çeshtjes ne Gjykaten e Larte. Fatmir Limaj u mbyll ne paraburgim me 24 nentor te 2012-es, kur u vendos kthimi i tij per rigjykim, nen akuzat per krime lufte kunder popullsise civile dhe kunder te burgosurve te luftes, ne fillim te vitit 1999. Nje trupe e perbere nga tre gjykates nderkombetare dhe dy vendas te Gjykates se Larte, vendosi ne ate kohe qe kerkesa e prokurorit te çeshtjes per rishqyrtim te lendes te merret per baze pjeserisht. Me 8 mars Gjykata e Larte e liroi nga paraburgimi deputetin Fatmir Limaj, duke lene ne fuqi, masen e sigurise, arrest shtepie. Me heret, ne maj te vitit 2012, zoti Limaj ishte shpallur i pafajshem per te gjitha akuzat, qe mbeshteteshin kryesisht mbi deshmite e nje ish-anetari te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, Agim Zogaj, i cili njihej si "Deshmitari X". Personi ne fjale u gjet i vetevrare, ne shtator te 2011-es ne Gjermani. Pas kesaj, i gjithe procesi u bazua ne nje ditar te Zogajt. Ky eshte procesi i dyte gjyqesor, ne te cilin, Fatmir Limaj, akuzohet per krime lufte. Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage e shpalli te pafajshem njeriun qe njihej si Komandant Çeliku, per te tjera akuza per krime lufte, te kryera gjate vitit 1998. Veç akuzave per krime lufte, Limaj pritet te perballet me nje tjeter proces gjyqesor, kete here i akuzuar per perfshirje ne krim te organizuar dhe korrupsion. Akuzat lidhen me periudhen kur zoti Limaj ishte minister i Transportit dhe Telekomunikacionit ne qeverine Thaçi.