Jane shtyre per te enjten bisedimet teknike mes dy delegacioneve atij Kosovare dhe atij Serb, te cilet kane diskutuar çështja e ndryshimeve ligjore që duhen kryer, për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit. Asnjë nga zyetaret e larte nuk eshte shprehur per mediat pas përfundimit te marrëveshjes por mësohet se gjate takimit te sotëm jane diskutuar çështje si policia dhe gjyqësia. Te enjten takimi pritet te rinise gjate mesditës. Ne keto bisedimet Pjesë e ekipit të Prishtinës janë dy zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri, ndërsa delegacioni i Beogradit kryesohet nga këshilltari i Presidentit serb, Marko Gjuriç dhe koordinatori për zbatimin e marrëveshjes, Aleksandër Vulin. Me heret gjate takimit Kuçi ka thënë për mediat se nuk dihet ende numri i saktë i ligjeve që duhen ndryshuar. Ndërsa për përfaqësuesin serb, Gjuriç, ndryshimi i kornizës ligjore është i rëndësishëm, sepse mbi bazë të saj, nis puna e të gjitha ekipeve të zbatimit.