Bisedimet teknike për zbatimin e marrëveshjes - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë në Bruksel një tjetër raund bisedimesh, ku në fokus është çështja e ndryshimeve ligjore që duhen kryer, për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit. Pjesë e ekipit teknik të Prishtinës janë dy zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri, ndërsa delegacioni i Beogradit kryesohet nga këshilltari i Presidentit serb, Marko Gjuriç dhe koordinatori për zbatimin e marrëveshjes, Aleksandër Vulin. Para takimit, Kuçi ka thënë për mediat se nuk dihet ende numri i saktë i ligjeve që duhen ndryshuar. "Grupet e punës do të përcaktojnë edhe më qartë ndryshimet që duhen kryer, por edhe pikat e tjera që janë me rëndësi në zbatimin e marrëveshjes", është shprehur Kuçi. Ndërsa për përfaqësuesin serb, Gjuriç, ndryshimi i kornizës ligjore është i rëndësishëm, sepse mbi bazë të saj, nis puna e të gjitha ekipeve të zbatimit. Ndërkohë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, bashkë me planin e zbatimit, pritet të dalë së shpejti për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Para kësaj, zëvendëskryeministri Kuçi do të raportojë te Komisioni për Legjislacion, për të bërë prezantimin e ligjeve që duhen miratuar, ndryshuar apo plotësuar.

Kosovo and Serbia in Brussels hold another round of talks, where the focus is the issue of legal changes that must be made to implement the agreement April 19. Part of the technical team are two deputy Pristina, Kuçi and Edita Tahiri, while Belgrade delegation headed by Serbian President advisor Marko Djuric and coordinator for the implementation of the agreement, Alexander Vulin. Before the meeting, Kuqi told media that is not yet known the exact number of laws to be changed. "The working groups will define more clearly the changes that need to be done, but the other points that are important in the implementation of the agreement," said Kuqi. While the Serbian representative, Djuric, change the legal framework is important because based on her work starts all implementation teams. The deal to normalize relations, together with the implementation plan, expected to be released soon for ratification by the Assembly of Kosovo. Prior to this, Deputy Prime Minister will report to the Committee on Legislation, to make the presentation of the laws to be adopted, amended or completed.