Bie kreditimi i biznesit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Edhe pse gjatë muajit prill paketa e masave që morri banka e Shqipërisë për të nxitur kreditimin kishte hyrë në fuqi, kredia gjatë këtij muaji ka shënuar rënie. Kështu sipas të dhënave të publikuara nga banka qëndore shtesa e kredisë gjithsej për katër muajt e parë të vitit rezulton të jetë rritur me 1 miliard lekë, ndërkohë që krahasuar me muajin mars kreditimi ka rënë me rreth 0.3%. kështu gjithsej nga katër muaj që rezultojnë të ketë të dhëna statistikore, tre prej tyre japin vlera negative për sa i përket dhënies së huave. Pjesa më kritike për ekspertët rezulton të jetë kreditimi për biznesin, rritja e kredisë së këtij lloji ishte në nivelet zero, ndërkohë që reflekton situatën e vështirë në të cilën ndodhet sipërmarrja. Sipas specialistëve, një pjesë e mirë e barrës se përse kredia nuk shkon për biznesin është edhe e financave të vendit, pasi bankat tashmë janë më të orientuara që të blejnë borxhin e qeverisë, se sa të japin para për biznesin, në kushtet ku niveli i kredive të këqija vijon të rritet. Kërkesa e ministrisë së financave për borxh të brendshëm është rritur ndjeshëm përgjatë këtij viti, sipas të dhënave të katër mujorit defiçiti buxhetor është dyfishuar, por nga ana tjetër edhe bankat janë treguar të gatshme të investojnë në bono thesari. Gjatë ankandit të fundit të bonove 12 mujore interesi kapi një tjetër minimum historik duke shkuar në 5.7%.

Although in April received a package of measures that the Bank of Albania to boost lending in force, this month loan declined. Thus, according to data published by the central bank's total loan additions for the first four months of the year turns out to be increased by 1 billion, while compared with March lending has fallen by about 0.3%. so a total of four months that have resulted statistics, three of them give negative in terms of providing loans. Most critical for the results to be experts on business lending, credit growth of this type was zero levels, while reflecting the difficult situation in which the enterprise. According to experts, a good part of the burden why not go for business loans is also the country's finances, as banks are now more oriented to buy government debt, than to give money to the business, in conditions where the level of bad credit continues to grow. The application of the finance ministry's domestic debt has increased significantly during the year, according to the four-month budget deficit has doubled, but on the other hand the banks are reluctant to invest in government bonds. During the last auction of 12-month bond interest took another historic minimum 5.7% going on.

Free Traffic Exchange