Lezha pa buxhet, çështja në gjykatë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 2

Me largimin e LSI-së nga qeveria, përplasjet politike reflektohen edhe këshillin bashkiak te Lezhës. Si ne shume njesi vendore edhe qyteti i Lezhës tashme ka mbetur pa buxhet. Prefekti Pal Dajçi pasi e ka kthyer nje here mbrapsht per parregullsi buxhetin e miratuar nga shumica e majte, PS dhe LSI, çeshtjen ia ka kaluar gjykatës. Sipas përfaqësuesve te prefekturës, buxheti kishte probleme, nuk ishte shoqëruar me tabelën e detajuar si dhe nuk ishin reflektuar ndryshimet e kërkuara si ajo e kuotës se afetarisë se qarkut. Përfundimi ne gjykate i çështjes se buxhetit te Lezhës është cilësuar një vendim absurd nga kryetari i këshillit bashkiak Agustin Marku. Sipas tij, ne buxhet janë reflektuar ndryshimet e kërkuara nga prefekti ndersa nuk ka pasur kërkesë per tabele te detajuar. Ndërsa Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi i kontaktuar nga Vizion Plus ka mohuar që bllokimi te vije per shkaqe politike. Ndërkohë 321 milion leke te rinj, parashikuar ketë investimet e ketij viti jane te ngrira deri ne zhbllokimin e situatës.

With the departure of LSI government, political clashes reflected council of Lezha. As in many local government units the city of Lezha has now left without a budget. Mayor Paul Dajçi having turned back again for irregularities budget adopted by most left, SP and SMI, the issue has passed court. According to representatives of the prefecture, had budget problems, was not accompanied by a detailed table and were not required to reflect changes she irreligion the district quota. The conclusion of the court case that Lezha budget is considered an absurd decision by the municipal council chairman Mark Agustin. According to him, the changes are reflected in the budget requested by the mayor while there was no requirement for a detailed table. As Mayor of Lezha, Paul Dajçi contacted by Vision Plus has denied that blocking the line for political reasons. While the new 321 million lek, projected investments this year have been frozen until the situation unlocking

Free Traffic Exchange