Ish-ushtarët e UÇK-së, në arrest me burg - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 3

Shtate ish-pjesëtare te UÇK, te dyshuar per krime lufte, mes te cilëve edhe Sulejman Selimi, ambasador i Kosovës ne Tirane, jane arrestuar mbrëmjen e te premtes nga EULEX, ndonëse gjykata e Prishtinës nje jave me pare dha per ta masën e arrestit shtëpiak për 30 dite. Misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX ka konfirmuar sot arrestimin e tyre ndërsa nuk ka shpjeguar konkretisht arsyen e ndryshimit te mases se arrestit nga shtëpiak ne paraburgim. "Një panel i gjykatësve të EULEX-it dhe atyre të Kosovës në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka modifikuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke ndryshuar masën e arrestit shtëpiak në paraburgim kundër shtatë të dyshuarve për krime lufte ndaj popullatës civile. Arsyeja është e thjeshte, rreziku per pengimin e procedurës penale duke ndikuar tek dëshmitarët", thuhet në njoftimin e misionit të BE-së. Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli, te etiketuar nga mediat vendase si grupi i Drenicës, ndodheshin në arrest shtëpiak qysh më 25 maj, me vendim të Gjykatës së Apelit por tashme ditet e mbetura, pra 24 dite arrest ata do t'i kalojnë ne paraburgim. Sipas EULEX-it, te 7 personat akuzohen dhe po hetohen për krime lufte, duke përfshirë këtu edhe tortura çnjerëzore gjate viteve te luftës ne Kosove. Avokatët e tyre mbrojtës thanë se do të ankohen për vendimin e së premtes në gjykatën e lartë të Kosovës. Fillimi i hetimeve ka nxitur reagime të shumta, ndërsa organizata e dala nga lufta e ish ushtrisë çlirimtare të Kosovës, u hodhën gjatë javës në protestë duke e akuzuar EULEX-in. Ne mbrojtje te tyre doli nje jave me pare edhe kryeministri Hashim Thaçi.