Qeveria e Serbisë vijon edhe sot përpjekjet për të bindur serbët e veriut të Kosovës që të pranojnë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel më 19 prill, që parashikon normalizimin e marrëdhënieve. Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takon në Beograd përfaqësuesit e serbëve të veriut. Duke folur para takimit, Vuçiç, u shpreh se do të bisedohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, por edhe për tema të tjera. Sipas tij, ndryshe nga herët e tjera, qëndrimet e dy palëve janë përafruar. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë parashikon heqjen e strukturave paralele nga veriu, ndërtimin e një bashkësie të komunave serbe, si dhe krijimin e një aparati policor serb brenda strukturave të Prishtinës. Veç kësaj, në Bruksel vijon sot raundi i radhës i bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni kosovar i kryesuar nga zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi dhe ai serb nga Marko Gjuriç, diskutojnë për telekomunikacionin dhe energjetikën. Palët pritet të arrijnë një marrëveshje sa i përket prefiksit telefonik të Kosovës.
The Serbian government today follows persuading northern Kosovo Serbs to accept the agreement signed in Brussels on April 19, which provides for the normalization of relations. First Deputy Prime Minister of Serbia, Belgrade Aleksandar Vucic meets representatives of Serbs in the north. Speaking before the meeting, Vucic, said the plan will focus on the implementation of the Treaty of Brussels, but also for other topics. According to him, unlike other times, the two sides are aligned. Agreement between Kosovo and Serbia provides for the abolition of parallel north, building a community of Serbian municipalities and the creation of a Serb police apparatus within the structures of Pristina. In addition, in Brussels today following the next round of technical talks between Kosovo and Serbia. Kosovar delegation led by Deputy Prime Minister Kuci and Serbian by Marko Djuric, discuss telecommunications and energy. Parties are expected to reach an agreement regarding Kosovo telephone prefix.