http://www.vizionplus.tv
http://www.twitter.com/VizionPlusTv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage
Në prag të zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit, edhe Banka e Shqipërisë jep mesazhin e saj për partitë politike. Në një konferecë për shtyp , guvernatori Ardian Fullani i bën thirrje forcave kryesore në vend që debate mes tyre të jetë më konstruktiv dhe premtimet të bëhen me këmbë në tokë. Duke folur për situatën financiare të arkës së shtetit, edhe Banka Qendrore e konsideron si të dyfishuar defiçitin buxhetor, ndërkohë që bën thirrje që ekzekutivi të mbajë nën kontroll nivelin e borxhit. Sipas një analize të bërë për muajt e parë të këtij viti Banka e Shqipërisë ka vërejtur se ekonomia ka performuar nën potencial dhe se buxhetet familjare janë pakësuar. Gjatë fjalës së tij guvernatori u shpreh se megjithë masat e marra për nxitjen e kreditimit, bankat e nivelit të dytë vijojnë të tregohen konservatore.