http://www.vizionplus.tv
http://www.twitter.com/VizionPlusTv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage
Ministria e Shendetesise publikon te tjera shkelje qe Auditi i Brendshem ka kapur ne furnizimin e spitaleve me ilace. Ministri Halim Kosova pohoi se nuk behet fjale vetem rritje te çmimit te ilaçeve, por edhe per faturat fiktive qe nuk jane shoqeruar me prurje medikamentesh ne QSUT.
Ai paralajmeroi se po pergatiten dosjet per drejtues dhe shefa sherbimesh te cilet pervec vendit te punes rrezikojne te paditen penalisht.
Kjo eshte hera e pare ne Sektorin e Shendetesise, qe nje Minister denoncon afera te stafeve parardhese, edhe pse ne keto 8 vite qeverisjeje te PD-se, Halim Kosova eshte ministri i 6-te.
Qe prej te pakten 6 vitesh shendetesia ka kaluar ne duart e aleateve, duke ju rikthyer serish demokrateve pak muaj para zgjedhjeve te 23 qershorit.