Rama: Ndëshkim me votë Berishës - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
http://www.twitter.com/VizionPlusTv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage

Kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar banoreve të komunës Bradashesh në Elbasan, të ndëshkojnë me votë në 23 Qershor të djathtën, e cila sipas tij ka varfëruar komunat dhe ka shtuar papunësinë. Rama ka shigjetuar gjatë fjalës së tij inaugurimet e rrugëve nga ana e kryeministrit, duke nisur që nga tuneli i Elbasanit. Lideri i opozitës ka vijuar turin elektoral ne nje biznes fason ne Korçe, i cili punëson 400 persona, në prodhimin e konfeksioneve dhe veshjeve të ndryshme. Duke folur për vështirësitë pas kthimit të emigrantëve nga Greqia dhe Italia, Rama shtoi se ka ardhur koha për rilindje që çdo i punësuar të mos ndjehet i kërcënuar.