Situata ekonomike dhe reformat e reja që do të bëhen në këtë fushë pas zgjedhjeve të 23 qershorit përballen në një forum ekonomik me sipërmarrës privatë ministrin e Ekonomisë Florion Mima dhe kreun e opozitës Edi Rama. Çështja më e prekshme momentalisht për të dy përfaqësuesit mbeti punësimi, ku për herë të parë u prezantuan edhe idetë se si forca e majtë dhe ajo e djathtë do të gjenerojnë vende të reja pune. Rama prezantoi para biznesit edhe disa detaje delikate të programit të tij, që është tatimi për ndërmarrjet private. Ai u tha bizneseve se progresiviteti në taksë nuk do të përshkallëzohet te tatim -- fitimi, por te të ardhurat personale dhe dividenti. Në një kohë që ministri i Ekonomisë i premtoi biznesit se PD nuk do të heqë dorë nga taksa e sheshtë. Kreu socialist i qëndroi idesë se nëse PS vjen në pushtet do të rishihen të gjitha kontratat konçesionare dhe privatizimet, ndërkohë që tha se do të rinisë edhe shlyerja e borxheve që shteti i ka biznesit duke marrë edhe asistencën e institucioneve financiare të huaja. Nga ana e tjetër, ministri Mima tha se PD do të vijojë të punojë në tre drejtime: privatizimet, minimalizimin e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe përfundimin e reformës fiskale.
Economic situation and new reforms to be made in this field after the June 23 elections face at an economic forum with private entrepreneurs Florion Mima Economy Minister and opposition leader Edi Rama. The most vulnerable moment for the two representatives remained employment, which for the first time the ideas that were presented as the strength of left and right it will generate new jobs. Rama presented to the business some subtle details of its program, which is tax for private enterprises. He said that the businesses will not tax progressivity in the tax escalate - profit, but personal income and dividend. At one time Economy Minister promised that PD business will not give up the flat tax. Socialist leader stood idea that if SP comes to power will be reviewed all concessionary contracts and privatization, while said it would resume the payment of debts to the state of business is getting the assistance of financial institutions. On the other hand, the minister said Mima AM will continue to work in three areas: privatization, minimizing the intervention of the state in the economy and the end of fiscal reform.