Te enjten 3 ligjet ne Kuvend - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Kryeministri Sali Berisha ka thirrur parlamentin ne një sesion te jashtëzakonshëm ditën e enjte date 30 maj per miratimin e 3 ligjeve qe kërkohen nga Komisioni Europian për statusin e vendit kandidat. Ne 25 maj shefi i ekzekutivit ka shfrytëzuar hapësirat qe i jep kushtetuta duke i kërkuar Kryetares se Kuvendit te thërrasë seance plenare me rend dite: Miratimin e ligjit per nepunesin civil, ligjin per Gjykatën e Larte dhe reformën parlamentare; 3 drafte qe kane qene ne qendër te retorikes politike qe prej tetorit te vitit te kaluar. Nga Elbasani gjate një konference për shtyp kryeministri ftoi opozitën te votoje ne seancën e se enjtes jo vetëm 3 ligjet por edhe amnistinë fiskale sipas draftit te miratuar nga qeveria ne marsin e vitit 2011. Kërkesa e kryeministrit behet pikërisht ne ditën e shpërndarjes se parlamentit por neni 74 pika 2 e kushtetutës i jep atij te drejtën te thërrasë Kuvendin ne sesion te jashtëzakonshëm me një rend dite te përcaktuar. Kërkesa e kryeministrit për thirrjen e parlamentit është mirëpritur nga opozita e cila është treguar e gatshme te votoje 3 ligjet me kushtin qe ato te hyjnë ne fuqi ne muajin shtator. Por partia socialiste ka sqaruar se nuk do te votoje amnistinë fiskale pasi integrimi nuk duhet ngatërruar me fushatën elektorale. E ndërsa LSI nuk ka shprehur ende qëndrimin për këtë seance, nga Durrësi gjate turi elektoral, kreu i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka deklaruar se Integrimi Europian i Shqipërisë do te vije nga mënyra sesi do te zhvillohen zgjedhjet, dhe jo miratimi i tre ligjeve ne parlament. Ajo qe bie ne sy ne kërkesën për mbledhjen e jashtëzakonshme te kuvendit është mungesa ne rendin e ditës e çështjes se KQZ i cili funksionon vetëm me 4 anëtaret e propozuar nga maxhoranca dhe për te cilën ambasadori amerikan Arvizu beri thirrje te zgjidhet ne te njëjtën seance plenare ku do te miratoheshin 3 ligjet. Ne këtë pike mazhoranca kërkon qe te vijnë emrat e rinj për votim ne vend te atyre qe u dorehoqen, ndërsa opozita flet për riformatim te institucionit per ti kthyer paanshmërinë.

Prime Minister Sali Berisha has called parliament in an extraordinary session on Thursday May 30th date for the adoption of three laws that required by the European Commission on the status of candidate country. In May 25 the chief executive has used his constitutional premises asking the Speaker of the Assembly to convene a plenary session agenda: Approval of the Law on Civil Servants, Law on the Supreme Court and parliamentary reform; 3 drafts that have been in the center the political rhetoric since October last year. From Elbasan during a press conference Prime Minister invited the opposition to vote in Thursday's session that not only laws but also three fiscal amnesty according to the draft approved by the government in March 2011. The prime requirement is made exactly on the day of distribution parliament but Article 74, paragraph 2 of the Constitution gives him the right to convene the Assembly in extraord...