Gjykata e EULEX-it në Prishtinë, vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie prej 30 ditësh për të gjithë të ndaluarit nën dyshimet se kanë kryer krime lufte, gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Seanca për caktimin e masës për të shtatë personat e ndaluar nga policia e EULEX-it në bashkëpunim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës, nisi të premten pasdite, për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Mes të dyshuarve për krime lufte është edhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli. Vendimi i Gjykatës u kundërshtua fort nga avokatët e të ndaluarve. Sipas tyre, ky verdikt është një skandal juridik, pasi Gjykata nuk kishte asnjë provë për atë që pretendohet. Ata deklaruan se do të bëjnë ankesë për vendimin. Më herët, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se ish-komandantët e UÇK-së janë të pafajshëm. Megjithatë, ai shtoi se ka besim tek organet e drejtësisë.
Court of EULEX in Pristina, the security measure put under house arrest for 30 days on all those detained under suspicion of having committed war crimes during the war in Kosovo. The hearing to determine the amount to seven persons detained by EULEX police in cooperation with the Special Operations Unit of the Kosovo Police, began on Friday afternoon, to continue until the early hours of Saturday morning. Among the war crimes suspects is also the current chairman of the municipality of Skenderaj, Sami Lustaku, Ambassador of Kosovo to Albania, Sulejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku Zecir Demaku Hysni Zabeli Avni Thaci. The Court's decision was strongly opposed by lawyers of detainees. According to them, this verdict is a legal scandal, as the Court had no proof of what is claimed. They said they would appeal the decision making. Earlier, Prime Minister of Kosovo, Hashim Thaci, said that former KLA commanders are innocent. However, he added that trust in the judiciary.