Të arrestuarit e EULEX-it dalin në gjyq - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 5

Pesë të arrestuarit nga EULEX dhe forcat speciale kosovare ROSU, të akuzuar për krime lufte, dhe një person i gjashtë, dalin sot para gjykatës së misionit europian për sundimin e ligjit, ku do t'u komunikohet masa e sigurisë. Mes të akuzuarve është ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, komandant i lartë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Zeqir Demaku vëllai i Jahir Demakut, Sahit Jashari, kushëri i Adem Jasharit dhe Hysni Thaçi, truproje dhe kushëri i kryeministrit Hashim Thaçi. Veç ambasadorit Selimi, i cili do të paraqitet sot direkt në gjykatën e EULEX, pesë ish-komandantët e tjerë të UÇK-së, e kaluan natën në paraburgim. Të gjithë këta persona akuzohen për krime lufte, arrestime, torturime dhe trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Në një reagim të sajin, qeveria e Kosovës është shprehur se beson në pafajësinë e ish-komandantëve të UÇK-së, si dhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Five arrested by EULEX and Kosovo special forces Rosu, accused of war crimes, and a sixth person, appears today before the European Court of mission for the rule of law, which shall be communicated to the security measures. Among the accused is the Ambassador of Kosovo to Albania, Sulejman Selimi, mayor of Skenderaj, Sami Lustaku, Jahir Demaku senior commander in the Kosovo Security Force, Zecir Demaku Demaku Jahir brother, Sahit Jashari Adem Jashari and cousin Hysni Thaci, bodyguard and cousin of Prime Minister Hashim Thaci. In addition Ambassador Selim, who will appear in court today directly EULEX, five other former commanders of the KLA, spent the night in custody. All these persons indicted for war crimes, arrests, torture and inhuman treatment, in violation of the rules of war, during the war in Kosovo in 1999. In a response to hers, its government said he believes in the innocence of former KLA commanders, as well as the justice system in Kosovo.