Konsumi vijon pikiaten - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Treguesit e fundit fiskalë të publikuar nga doganat rikonfirmojnë situatën e vështirë të konsumatorit në Shqipëri. Për tre muajt e parë të vitit, të ardhurat doganore jo vetëm që janë ulur krahasuar me një vit më parë, por po të llogaritësh këtu që tashmë prej tetorit të vitit 2012-të akciza mblidhet nga organet doganore, shihet qartë që ulja është edhe për produktet që shqiptarët konsumojnë më tepër: kafja, duhani dhe karburantet. Realizimi i strukturës së të ardhurave për buxhetin e shtetit tashmë ka ndryshuar, rënia e akcizës për periudhën janar -- mars është në nivelet 10%, ndërsa për TVSH-në me rreth 8%. Nëse teoritë ekonomike e lidhin rënien e konsumit me rritjen e çmimeve, në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo, inflacioni është luhatur brenda nivelit 2% normë e lejueshme për ekonomitë e vendeve në zhvillim. Ajo që ekspertët vërejnë është se pagat për sektorin privat, të ardhurat nga vetëpunësimi dhe remitancat për tre vitet e fundit janë në rënie çka ka ngushtuar ndjeshëm buxhetin familjar. Vetë struktura e blerjeve për konsumatorin shqiptar tashmë ka ndryshuar, orientimi i tyre drejtohet më tepër ndaj produkteve të domosdoshme duke sjellë kështu një efekt direkt në rënien e fitimeve për biznesin.

Last fiscal indicators published by customs reaffirm the difficult situation in Albania customer. For the first three months of the year, customs revenues are not only lower than a year ago, but the count is already here since October 2012 the excise duty collected by customs authorities, it is clear that the reduction is to Albanians products that consume too: coffee, tobacco and fuel. Implementation of revenue structure for the state budget has already changed the excise decline for the period from January to March is the 10% level, while for VAT at 8%. If economic theories linking the fall of consumer price growth in Albania has not happened, inflation has fluctuated within 2% of the allowable rate for the economies of developing countries. What experts note is that private sector wages, income from self-employment and remittances for the last three years which has been declining significantly narrowed family budget. The very structure of the Albanian consumer purchases has already changed their orientation directed more towards bringing essential products so a direct effect on business profits decline.

Free Traffic Exchange