Ishte një udhëtim pa kthim ai i 21 majit te 2012, për 11 studentet e Universitetit te Elbasanit. Pa mbërritur ne destinacionin e tyre, Sarandën, ne afërsi te Himarës ata humben jetën tragjikisht. Autobusi qe udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi ne gremine duke shkaktuar 13 viktima dhe 26 te plagosur. Një vit pas tragjedisë se Himarës familjaret e viktimave kërkojnë drejtësi. Babi I Dorina Stafes nga Kruja, nje nga viktimat e aksidentit , tregon se familja e tij ka humbur qetësinë dhe durimin. Universiteti "Aleksandër Xhuvani" i ka ndare ceremonitë e homazheve mes Elbasanit dhe Himarës. Qe herët ne mëngjes dhjetëra studente e pedagoge i janë bashkuar grupit te familjareve për te kryer homazhe ne vendin e aksidentit, ndërsa disa metra poshtë rrugës ne gremine kane mbetur ende pjesët e autobusit te tragjedisë. Edhe ne Elbasan janë kryer homazhe ne kujtim te studenteve qe humben jetën ne tragjedinë e 21 majit. Disa nga te mbijetuarat nuk kane mundur te shkojnë ne vendin e aksidentit edhe për shkaqe shëndetësore. Se bashku me student te tjerë kane ndezur qirinj e vendosur lule ne vendin nga ku u nisen nje vit me pare. E ndërsa ngjarja e studenteve te Elbasanit do te kujtohet si nje nga tragjeditë e renda automobilistike, ne vendin e aksidentit nuk ka ndryshuar asgjë. Mbrojtësja metalike ne krah te rrugës ka ende shenjen e goditjes nga autobusi ndërsa nuk ka masa apo sinjalistike per parandalimin e aksidenteve te tjetra