Funksioni i zyrave elektorale në fushatë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 6

http://www.vizionplus.tv/
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Çdokujt i kanë rënë në sy zyrat elektorale, me logo tepër të dallueshme të partive kryesore politike, që kanë mbirë jo vetëm në Tiranë, por edhe gjitha njësitë vendore në mbarë vendin. Që prej orëve të paradites, në to mbërrijnë shtabet dhe dita nis me një mbledhje, ku ndahen detyrat, konsultohet shtypi i ditës, shpërndahen urdhrat partiakë dhe organizohen takimet dhe tubimet elektorale. Socialistët janë të shumtë në numër në zyrat elektorale edhe në orët e paradites. Diskutimi i radhës, ishte nëse duhen ndarë vota me aleatët brenda koalicionit. Fushata zgjedhore është e ndarë në faza. Censusi i brendshëm partiak, që identifikon bindjet e çdo votuesi është mbyllur pak muaj më parë. Në selinë qendrorë të LSI, më active, duken anëtarët e forumit rinor. Për ta, mbledhja nuk duket thjesht një formalitet. Më pas, nisin takimet me njerëz në rrugë për te prezantuar programin, me të cilin konkurrojnë në 23 qershor. Strategjitë elektorale ndryshojnë nga njëra parti në tjetrën. Dikush zgjedh të punojë përmes kontakteve direkte në rrugë, një tjetër përmes telefonatave apo trokitjes në derë. Zyrat e demokratëve në mesditë, duken më të qeta. Arsyet sipas aktivisteve te selisë blu, janë dy: - grupet elektorale përdorin paraditen për vizita neper shtëpitë e votuesve, nga ana tjetër një pjese të zyrtarëve të lartë, janë shume te angazhuar në detyra shtetërore. Mbrëmjet në shtabet e PD, janë më të zhurmshme. Çdo shtab ka në dorë lista të gjata me emra zgjedhësish, që shënohen, fshihen, zbriten apo shtohen, në përpjekje për të rritur peshën e formacioneve politike. Gara mbetet e hapur,deri ne mbylljen e kutive mbrëmjen e 23 qershorit.

Free Traffic Exchange