Mbahet Konventa e partisë Socialiste - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv/
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Për dy dite me radhe Konventa Zgjedhore e partisë Socialiste do te paraqesë para shqiptareve koalicionin, kandidatet dhe programin per fitoren e zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit. Ne sallën ku dominonin flamujt e te gjitha partive te "Aleancës per Shqipërinë europiane" figurat kryesore te opozitës shpalosen vizionin e tyre per ndryshimin e Shqipërisë. Nderkohe qe lideri i opozitës se bashkuar Edi Rama ne krah te te cilit qëndronin 36 kryetaret e partive aleate deklaroi se shqiptaret kane përpara nje zgjedhje te qarte; rrenimin e mëtejshëm te përfaqësuar nga qeveria aktuale dhe nje Shqipëri ndryshe te përfaqësuar nga opozita. Konventa u hap nga 2 prej njerëzve me te shquar te se majtës, Dritero Agolli i cili përçoi mesazhin e fitores nepërmjet nje letre dhe ish-presidenti Rexhep Mejdani. "Rotacioni politik në Shqipëri është i domosdoshëm dhe është e domosdoshme vota e shqiptarëve për të realizuar këtë rotacion. Situata në vend është kritike dhe mund të kalohet vetëm nëpërmjet këtij rotacioni të gjerë."- th z. Mejdani. Pjesën e kryesore te konventës e mbajtën aleatet te cilet theksuan se opozita e bashkuar do te çoje ne fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit. "Misioni yne eshte historik se nuk behet fjale vetëm per rotacion, por per çlirimin e Shqipërisë" -- u shpreh Z. Gjinushi. Ndërsa z. Paskal Milo tha: "Ne duam t`u japim shqiptarëve mesazhin e madh që ne jemi bashkë. Pavarësisht se kemi flamuj të ngjyrave të ndryshme, por këto flamuj kanë një zemër të përbashkët, dëshmojnë se japin mesazhe të njëjta në emër të këtij fronti opozitar që do t'i çojë këto flamuj në 23 qershor të valëviten të lirë". Dita e dyte e konventës do t'i kushtohet prezantimit te programit për një rilindje shqiptare.

Free Traffic Exchange