Kryeministri Berisha për Ramën dhe KQZ nga Korça - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv
http://www.vizionplus.tv

Qyteti i Korces ka qene pike-ndalesa e rradhes e Partise Demokratike, ku gjate pasdites se premtes jane prezantuar kandidatet per deputet per kete qark. Ndersa ka akuzuar serish rivalin politik Rama per bllokim te statusit kandidat per ne BE, kryeministri Berisha nuk ngurroi edhe te beje batuta apo ironi me fjalimet e kryesocialistit, kur ky i fundit tha se Korca i ngjason me Parisin.

"Pyesni veten si ka mundësi që ky njeri vjen i thotë Korçës je Parisi ynë, por Korça vërtet të ngjason me Parisin, unë ju them se unë kam miqësi në Francë me familje franceze dhe korçare dhe ka ngjashmëri po ku janë ngjashmëritë, jo vetëm në velenxa, por në aspiratat perëndimore. Atëherë zotëri si ka mundësi që ti e quan Korçën Paris dhe i mbyll asaj dyert e statusit kandidat në BE. Si ka mundësi që bërë gjithçka që shqiptarët të mos marrin vizat, si ka mundësi të lozësh, të marrësh nëpër këmbë shpirtin perëndimor, vlerat perëndimore, si ka mundësi që për 3 ligjet nuk lejon të merret statusi....."

Ndersa kerkoi voten e korcareve per nje mandate te trete 4-vjecar, kreu i qeverise premtoi se ne 4 vitet e ardhshme, Shqiperia do te ece me hapa te shpejte, jo vetem sa i perket integrimit te vendit ne BE por edhe sa i perket axhendes se qeverisjes se djathte, duke u ndalur tek punesimi, infrasturktura, ekonomia etj.


Me heret nga qyteti i Korces, kryeministri gjate nje konference per shtyp, akuzoi opoziten se nuk ploteson vendet bosh ne kqz pasi synon te mos njohe humbjen ne 23 qershor ndersa ka komentuar per here te pare edhe listen e kandidateve per deputete te PD-se, pas zyrtarizimit te saj ne KQZ.