Ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit po zhvillojnë në Bruksel bisedime në nivelin teknik. Sipas mediave kosovare, delegacionet e dy vendeve po diskutojnë për tema që kanë të bëjnë me fushën e telekomunikacionit dhe atë të cs. Shefi i delegacionit serb, Dejan Paviçeviç tha para nisjes së takimit se pret që dy palët të përafrohen në qëndrime më shumë, se në bisedimet e mëparshme. Paviçeviç deklaroi se këto tema, në kuadër të dialogut teknik, kanë nisur të diskutohen prej kohësh, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tani një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruskel, por zbatimi i tyre ka ngecur. Ndërkohë që as marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, e nënshkruar një muaj më parë mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, ende nuk ka nisur të zbatohet.
Teams Pristina and Belgrade are holding talks in Brussels at the technical level. According to Kosovo media, the delegations of the two countries are discussing topics related to the field of telecommunications and the cs. Head of the Serbian delegation, Dejan Pavicevic said before the start of the meeting that he expects both sides to approximate the positions more than in previous talks. Pavicevic said that these topics, the technical dialogue, have begun long discussed but never closed and no solution is found for them. Pristina and Belgrade have reached so far a number of agreements on technical dialogue in Brussels, but their implementation has stalled. While no agreement to normalize relations between the two countries, signed a month ago between the two Prime Ministers Hashim Thaci and Ivica Dacic, has not yet begun to be implemented.