Kolegë në fushë, por kundërshtarë në politikë. Ky është kapërcimi i madh i ish-sportistëve, të cilët në zgjedhjet e 23 qershorit janë kandidatë për deputetë në një numër rekord. Ndër 17 kandidatë të regjistruar zyrtarisht në listat shumë-emërore, 5 prej tyre kanë shanse reale, për te zbritur ne fushën e parlamentit. Ish-gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku, me profesion inxhinier ndërtimi, kandidon për FRD-në në kryeqytet. I renditur i 10 në listë, ai e kupton që shanset për t'u zgjedhur janë të pakta, por beson se afrimi i kolegëve të tij në Kuvend, do ta bënte politikën më të ndershme. Më të preferuarit e partive politike, vijnë nga bota e futbollit. Emra të njohur të kombëtares kuq e zi, apo ish-trajneri i ekipit Shpresa. Të dytët, vijnë nga sporti i mundjes, ku spikat deputeti i rikandiduar Fidel Ylli, ish-President i Komitetit Olimpik Shqiptar për disa vite. Viron Bezhani, është një tjetër emër i njohur që kandidon në Tiranë, për LSI-në. Ai beson se vëmendja ndaj sportit, do të shtonte mundësitë për të rritur një brez të edukuar shëndetshëm. Për ta loja sapo ka filluar. U duhet të ndeshen në një mënyrë pak ndryshe nga ajo e fushës se blertë, apo tapeti i mundjes. Bilbili bie në 23 qershor!
Colleagues in the field, but opponents in politics. This is the overcoming of ex-athletes, who in June 23 elections are candidates for seats in record numbers. Among the 17 candidates officially registered in the lists multi-member constituencies, five of them have a real chance to go down to the field of parliament. Former international referee Albano Janku, civil engineer by profession, running for FRD-in in the capital. Ranked 10th on the list, he realizes that the chances of being chosen are slim, but believes that the approach of his colleagues in the Assembly, would make politics more honest. Most political parties darling, come from the world of football. National celebrities of red and black, or former national team coach Hope. The second, from the sport of wrestling, which show Fidel star rikandiduar MP, former President of the Albanian Olympic Committee for several years. Bohatka Viron is another popular name that is running in Tirana, for LSI. He believes that attention to the sport, will enhance the chances to raise a generation of healthy nurturing. To game has just begun. They have to face in a slightly different way from that of the green field, wrestling or carpet. Nightingale falls on 23 June!