Lista e partisë se madhe te maxhorances, partisë Demokratike, ka ndryshuar pas 6 majit, qe eshte afati i fundit i parashikuar nga kodi për regjistrimin e kandidateve për deputete. Duke iu referuar listës se kandidateve te publikuar ne organin zyrtar te PD "Rilindja demokratike", qe sipas zyrtareve te larte demokrate është lista e sakte; dy emrat e fundit te qarkut te Tiranës janë ndërruar. Nga kjo liste është hequr administrator i "CEZ"-it Sahit Dollapi, si dhe administratori i sport -- klub Tiranes Krenar Alimehmeti. Ata jane zëvendësuar përkatësisht nga nënkryetarja e forumit rinor te PD, Greta Koçi dhe Baki Shehu, këshilltar pranë komisionit te Sigurisë. I kontaktuar nga Vizion Plus, Krenar Alimehmeti ka deklaruar se nuk ka qene asnjëherë kandidat i PD pasi kandidon per PDIU; dhe renditja e tij ne listën e demokrateve per qarkun e Tiranës duhet te jete nje lapsus. Ndërkohë, qe Greta Koçi per Vizion Plus deklaroi fillimisht se ka plotësuar dokumentacionin e kandidimit ne 7 maj, por me pas korrigjoi qëndrimin duke theksuar se ka qene kandidate qe ne datën 6 maj. Vete administrator i kompanisë "CEZ", Sahit Dollapi ka preferuar te mos komentoje heqjen e tij nga lista. Komente për ndryshimet ne lista nuk kane bere as drejtuesit e larte te PD. Lëvizjet e emrave ne listën e kandidateve demokrate per deputet vijnë ne nje kohe kur KQZ refuzon te beje publike emrat e njerëzve qe do te garojnë ne 23 qershor, te cilet jane depozituar nga partitë mesnatën e se hënës. Pavarësisht kërkesave te medias apo përfaqësuesve te partive politike kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi ka këmbëngulur, se afati per publikimin e listave është 14 maji, pas verifikimit te dokumentacionit.