Bozdo për privatizimi e katër HEC-eve -- Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 9

Negociatat mes kompanisë "Kurum" dhe ministrisë së Ekonomisë për vendosjen e kushteve në kontratë për blerjen e 4 HEC-eve ka edhe katër javë afat. Në një intervistë për Vizion Plus, zv.ministri i ekonomisë Eno Bozdo sqaron se deri tani kompania fituese e tenderit të privatizimit të këtyre hidrocentraleve nuk është tërhequr dhe se brenda pak ditësh do të ndodhë transaksioni i shumës 110 milion euro në arkën e shtetit, që është edhe vlera totale që këto HEC-e janë shitur. Sipas zv.ministrit Bozdo, gjatë zhvillimit të negociatave mes komisionit të vlerësimit të ofertave dhe kompanisë "Kurum" nuk është vënë asnjëherë në diskutim pjesa nëse firma i disponon apo jo paratë për blerjen e HEC-eve. Sipas tij, pjesa më e madhe e kompanive nuk i mbajnë paratë në formën e kesh-it por kjo nuk duhet të lerë vend për abuzime. Sipas ministrisë së ekonomisë pjesa e rimbursimit të TVSh-së së prapambetur kompanisë "Kurum" nuk ka të bëjë me procesin e privatizimit. Tenderi për privatizimin e HEC-eve të Ulzës, Shkopetit dhe Bistrica 1 dhe 2 është diskutuar gjatë për sa i përket gjetjes së mjeteve financiare nga kompania "Kurum". Ndërkohë paratë që financat parashikojnë të marrin nga ky proces, janë marrë hua nga qeveria disa javë më parë në formën e bonove të thesarit, para që do të shlyhen më vonë pasi "Kurum" të bëjë derdhjen e shumës.

Negotiations between the company "Kürüm" and the Ministry of Economy to establish the conditions in the contract for the purchase of four hydropower is four weeks long. In an interview with Vision Plus, the Deputy Minister of Economy Eno Bozdo explains that until now the company won the tender of the privatization of these plants is not withdrawn within a few days and that will happen transaction amount of 110 million euros in state coffers, which is the total value of these HPPs are sold. According to Deputy Minister Bozdo, during the negotiations between the bid evaluation committee and the company "Kürüm" is never put into question whether the firm owns part or no money to purchase hydropower. According to him, most of the companies do not keep money in the form of cash but it should not leave room for abuse. According to the ministry of economy share of VAT refund arrears of the company "Kürüm" has nothing to do with the process of privatization. The tender for the privatization of HEC's Ulza Shkopet and Bistrica 1 and 2 is discussed in terms of getting funds from the company "Kürüm". While the money that finances intend to take this process, are borrowed from the government a few weeks ago in the form of treasury bills, money that will be paid later as "Kürüm" make payment of the amount.