Me autobusin e Rilindjes, Edi Rama ka vendosur te ndjekë shembullin e fushatës së Obames për të nisur turin e prezantimit te kandidatëve, duke zgjedhur Durrësin si qytetin e parë të këtij udhëtimi. Ai thotë se ndihet rehat gjatë këtij udhëtimi duke shpresuar që, një transport i tillë të arrihet në të gjithë vendin pas 23 qershorit. Duke Zgjedhur një bashkëbisedim ndryshe me gazetarët, Rama i ka dhënë përgjigje dhe pyetjes nëse autobusi i rilindjes ndjehet me i sigurt me largimet e disa figurave nga listat e PS duke e ngacmuar dhe për deklaratat publike kundër tij të Arben Malaj apo Ilir Gjoni. "Vjen një moment që tregon veten në raport me skuadrën dhe fatkeqësisht është një moment kur një investim i madh i bërë nga Partia Socialiste nga kjo familje e madhe politike, jo vetëm që nuk kthehet, por përkundrazi me një shkëputje dhe me një pozicionim që nuk është as më pak e as më shumë veçse një pozicionim i gabuar për të bërë gjënë e gabuar në funksion të një qëllimi të gabuar. Unë dua të shpresoj se do të ketë reflektim. Gjithsesi nëse nuk ka një reflektim mbetet e njëjta e vërtetë. Çdo votë jashtë frontit të opozitës, jashtë koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, është fatkeqësisht një votë që në emër të së majtës i shkon pushtetit, i shkon Saliut, i shkon jo ndryshimit por kalbëzimit." Kryetari i PS ka komentuar dhe listat e PD me përfshirjen dhe te tre ish deputeteve socialiste. " Sa i takon listës së PD është një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohërave. Është një listë "spektakolare" për nga shprehja e panikut në prag të humbjes së pushtetit. Si një përpjekje e të mbyturit të kapur pas fijes së barit, kështu e shoh unë atë listë. Është një listë e cila realisht në këndvështrimin tim përbuz elektoratin e Partisë Demokratike, përbuz ata të cilët janë të thirrur të votojnë dhe që me këtë listë trajtohen realisht si mish për top." Gjatë udhëtimit, Rama ka ripërseritur qëndrimin e PS sa i takon KQZ duke e cilësuar atë në shërbim te demokrateve. Ai ka hedhur poshtë akuzat e Berishës se PS nuk është e gatshme te votoje tre ligjet.
Renaissance bus, Edi Rama has decided to follow the example of the Obama campaign to launch tour presentation of candidates, choosing Durres as the first city of the trip. He says he feels comfortable in this way hoping that such transport to reach across the country after June 23. By choosing a different conversation with reporters, Rama and answer the question whether the Renaissance Bus feels safe with evacuations of some figures from SP lists and harassed by his public statements against Ilir Malaj or John. "There comes a moment that shows itself in relation to the team and unfortunately it is a moment when a great investment made by the Socialist Party of this great political families, not only back, but rather with a disconnect and a position that does not is neither less nor more than a wrong attitude to do the wrong thing in order to a wrong purpose. I hope I will have reflec...