Për komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Shtefan Fyle, zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie thelbësore. Në një intervistë për radion "Evropa e Lirë", Fyle thekson se Beogradi është më i interesuari nga normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, pasi nga kjo varet integrimi i Serbisë. "Plani i zbatimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është me rëndësi të veçantë për Beogradin, sepse ekzistojnë pritje nga vendet anëtare që në fund të qershorit të hapen negociatat për anëtarësim. Dhe, plani është vendimtar." I pyetur nëse pas Marrëveshjes për Normalizim Raportesh pritet të ketë lëvizje për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë, Fyle u shpreh optimist, në mënyrë indirekte. "Kjo është një pyetje që duhet t'iu adresohet atyre pesë shteteve. Besoj se secili hap në këtë rrugë të normalizimit do të merret seriozisht nga këto pesë shtete, për ta mbështetur kështu më shumë aspiratën e Kosovës për në BE." Të mërkurën në Bruksel, ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit nuk arritën një marrëveshje për planin e zbatimit të paktit të nënshkruar mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç. Zbatimi i marrëveshjes është kyç për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të avancojnë në rrugën e integrimit europian.
Commissioner for EU Enlargement Commissioner Stefan Fule, the implementation of the agreement of 19 April between Kosovo and Serbia is of crucial importance. In an interview for Radio "Free Europe", Fule says that Belgrade is concerned by normalizing relations with Pristina, since this depends on the integration of Serbia. "The implementation plan is extremely important. It is particularly important for Belgrade, because there are pending by member states at the end of June to open negotiations. And the plan is crucial. "Asked if after normalization Reports Agreement is expected to move to the recognition of Kosovo by five European Union countries that have not done this, Fule said he was optimistic, indirectly. "This is a question that should be addressed those five states. I believe that each step in the path of normalization will be taken seriously by these five countries, to support so much aspiration for EU Kosovo. "On Wednesday in Brussels, teams of Pristina and Belgrade failed to reach agreement on plan implementation of the pact signed between prime Ministers and Minister Dacic. Implementation of the agreement is crucial for Kosovo and Serbia, in order to advance on the path of European integration.