Presidenti serb Tomisllav Nikoliç deklaron se pas dështimit të bisedimeve mes ekipeve të ekspertëve të Beogradit dhe Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes, gjithçka do të jetë më e vështirë. Nikoliç tha për mediat serbe se në Bruksel nuk u jetësua plani i palës shqiptare që të harrohet tërësisht marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve. Ai u shpreh se Serbia duhet ta zbatojë sa më parë planin dhe iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta pranojnë atë. Një ditë më parë në Bruksel ekipet për zbatimin e paktit të 19 prillit përfunduan pa rezultat, dy ditë negociatash intensive. Pas takimit, palët akuzuan njëra-tjetrën për dështimin. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila parashikon masat e reja për administrimin e veriut, u arrit më 19 prill në Bruksel, ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Tashmë, sfidë më vete mbetet zbatimi i saj në terren. Dy kryeministrat pritet te takohen se shpejti, ne përpjekje per te gjetur një gjuhe te përbashkët.
Serbian President Tomislav Nikolic stated that after the failure of talks between teams of experts to Belgrade and Pristina to implement the agreement, everything will be more difficult. Nikolic told Serbian media that Brussels did not appear that the Government's plan to completely forgotten agreement to normalize relations. He said that Serbia should apply as soon as possible to plan and has urged Kosovo Serbs to accept it. A few days ago in Brussels teams to implement the pact ended inconclusively April 19, two days of intense negotiations. After the meeting, the sides accused each other of failing. The agreement for the normalization of relations between Kosovo and Serbia, which provides new measures for administration of the north, was reached on 19 April in Brussels, between the Prime Ministers Hashim Thaci and Ivica Dacic. Already challenge in itself its implementation on the ground. Two prime ministers are expected to meet soon, we attempt to find a common language.