Dy dite pas krijimit te mazhorances ne Këshillin Bashkiak te Tiranës, 31 anëtaret e majte i kane bere apel kryetarit Lulzim Basha te zhbllokoje situatën. Nëpërmjet një deklarate para bashkisë, Këshilltaret Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i kërkuan kryebashkiakut te dorëzoje çelësat dhe vulën e këshillit bashkiak. Por nga ana tjetër kryetari i shkarkuar nga shumica e majte Njazi Kosovrasti i kontaktuar me telefon nga Vizion Plus përsërit qëndrimin se nuk njeh vendimin e mbledhjes se 3 majit. Edhe pse tashme kane vetëm 24 vota kundrejt 31 te te majtëve, sipas Kosovrastit dhe grupit demokrat ai vazhdon te jete ende kryetar. Por ngërçi politik qe ka përfshirë këshillin bashkiak te Tiranës duket se do te preke limitet e afateve 3 mujore, qe ne rast mos mbledhje brenda kësaj periudhe këshilli shkrihet. Por edhe ne kushtet aktuale kur kemi dy pale pretenduese ne këshill asnjëra prej tyre nuk mund ta mbledhë këshillin. Demokratet kane humbur shumicën, ndërsa te majtët duhet te marrin firmën e prefektit te Tiranës për legjitimitetin e mbledhjes se 3 majit. Ish-kryetari i këshillit bashkiak ne vitet 2000 - 2003 Leonidha Toska, sqaron se mbledhja 3 majit ishte e rregullt dhe ligjore. Por këtë gjë sipas Toskës duhet ta shprehe zyrtarisht edhe prefekti i Tiranës. I kontaktuar me telefon prefekti i Tiranës Keltis Kruja deklaron se ne zyrën e tij nuk ka mbërritur vendimi i mbledhjes se dy majit. Ne momentin e dorëzimit nga mazhoranca, brenda 10 ditësh ai do te shprehet për legjitimitetin e mbledhjes se këshillit bashkiak. Nëse prefekti nuk e njeh vendimin e mazhorances se re, këshilli bllokohet por edhe nëse e njeh, mazhoranca e majte nuk mund ta mbledhë këshillin nëse kryetari Basha nuk dorëzon projekt - vendimet për investime te ndryshme. Kjo do te thotë se vendimet për Tiranën dhe zhvillimin e saj tashme janë ne varësi te politikes.
Two days after the creation of the majority in the City Council of Tirana, 31 members have left the president made ??an appeal to unblock the situation Basha. Through a statement before the municipality, counselors Socialist Movement for Integration and asked to submit keys mayor and city council seal. But on the other hand, dismissed the president left most Niazi Kosovrasti contacted by phone by Vision Plus reiterate that does not recognize the decision of 3 May meeting. Although now have only 24 votes against 31 of the leftists, according Kosovrasti and Democrat group yet he remains chairman. But the political stalemate that has included the Tirana city council seems to affect 3 month time limits, which in the case of not meeting the council dissolved within this period. But even in the current when two parties claiming the council none of them can collect council. Democrats lost their majority, while the leftists should take firm mayor of Tirana for the legitimacy of the 3 May meeting. Former chairman of the municipal council in the years 2000 - 2003 Leonidas Tosca, May 3 explains that the collection wa...