Homazhe për policin e vrare - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 12

Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku si pasojë e përplasjes nga një makinë mbeti i vdekur një efektiv i policisë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital, policia ka arrestuar autorin. Sipas policisë, 37 vjeçari Edmir Koleci është ndaluar në Shijak ku pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte lënë makinën në Laknas ishte përpjekur që të fshihej në këtë zonë. Sipas uniformave blu patrulla e policisë u përplas nga një makine tip BMV fuoristrade, e cila nuk iu bind urdherit te policisë për te ndaluar. Nga plagët e marra mbeti i vdekur polici Selman Lena dhe u plagos Preng Leshi. Mësohet se dy policet kane qene ne këmbe pasi kishin ndaluar per kontroll dokumentacioni dy makina te tjera. Gjate dites se sotme ne nderim te policit te rene ne krye te detyrës janë zhvilluar homazhe. Drejtues të lartë të policisë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, policit 43 vjecar ndërkohë që ai është shpallur dëshmor i atdheut. I pranishëm në ceremoninë mortore kryeministri Berisha garantoi qytetarët se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë do të marrë përgjigjen e ligjit. Ndërkohë policia ende është duke kryer hetime për të zbardhur plotësisht se si ka ndodhur ngjarja. Autori Edmir Koleci është një njeri i skeduar nga uniformat blu, pasi është dënuar më parë për vepra penale.

A few hours after severe event occurred Saturday evening in Kamëz, where as a result of a car crash remained an effective police dead and another is in serious condition in hospital, police have arrested the author. According to police, 37-year-old was stopped in Edmir Koleci Shijak where having left the scene and left the car in Laknas was trying to hide in this area. Under the blue uniforms of police patrols hit by a car type SUV BMV, which disobeyed the order of the police to stop. Wounds left by the dead policeman and wounded Lena Salman Preng wool. Learned that two policemen were standing as they stopped for documentation control two other cars. During today in honor of fallen police officer in the line of duty are developed homage. Senior police have given final farewell, 43-year-old police officer while he was declared a martyr of the country. The funeral ceremony Berisha assured the citizens that the author of this event will take serious response law. While police are still conducting an investigation to shed light on how fully it happened. Author Edmir Koleci is filed by a man blue uniforms, as was earlier convicted of criminal offenses.