Pas alarmit të dhënë pak ditë më parë nga Dhoma e Tregtisë se në total borxhi që shteti i ka kompanive private është 200 milion euro, ekspertët bëjnë thirrje që financat të shlyejnë sa më parë këto fatura. Sipas deputetit socialist Arben Malaj, nëse ky problem nuk gjen një zgjidhjeje, atëherë shpjet efekti zinxhir do te preke deri dhe buxhetet familjare. Shlyerja e detyrimeve ndaj kompanive shihet si një akt emergjent edhe nga anëtari bordit të Bankës Qendrore Ardian Civici, i cili shprehet se zgjidhja më e mirë vjen në këtë mënyrë dhe jo duke kompensuar këto borxhe me taksat e tatim fitimit dhe TVSh-së që duhet të paguajë biznesi, pasi çorienton logjikën buxhetore. Sipas deputetit Malaj nëse Partia Socialiste del fituese në zgjedhjet e qershorit, do të kërkojë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare që të zgjidhë këtë situatë të vështirë. Deri tani një numër i konsiderueshëm kompanish private janë në një situatë të rëndë financiare, ku pamundësitë për të zhvilluar më tej aktivitetin e tyre po përballen dhe me mungesën e kreditimit.
After the alarm given a few days ago by the Chamber of Commerce that the total state debt has private companies is 200 million euros, to finance experts call the trash as soon as these bills. According to the socialist MP Malaj, if the problem does not find a solution, then explain the effect chain will touch up and household budgets. Repayment of obligations on companies seen as an emergency action by the Central Bank board member Ardian Civici, which states that the best solution comes in this way and not offset these debts taxes and income tax VAT to be pay business as logic confuses budget. According to the SP MP Malaj winner emerges in the June elections, will seek assistance from international institutions to resolve this difficult situation. So far a number of private companies are in a difficult financial situation, where not being able to further develop their activities are facing and the lack of credit.