Veriu këmbëngul: Nuk e pranojmë marrëveshjen - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, ka thënë se "nuk ka shanse" që qëndrimet e serbëve të Kosovës, sa i përket Marrëveshjes së Brukselit, të afrohen me qëndrimet e Qeverisë së Serbisë. "Marrëveshja, e cila serbët do t'i vinte nën Kushtetutën dhe ligjet e Prishtinës, është e papranueshme për cilindo serb në Kosovë. Lufta jonë kryesore është që të mbetemi në sistemin e Serbisë, gjë që na garanton edhe Kushtetuta e Republikës", ka thënë Ristiç për gazetën beogradase "Politika". Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar fillimisht nga Beogradi referendum për të, ndërsa pastaj nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë që të japë mendimin në lidhje me ligjshmërinë e saj. Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se javën e ardhshme, në mes të 7 dhe 12 majit, do të vizitojë Kosovën. Ristiç ka thënë se Vuçiç është i mirëpritur në veri të Kosovës, por ka këmbëngulur se qasja e serbëve nuk do të ndryshojë. Për Beogradin është i rëndësishëm zbatimi i marrëveshjes me Kosovën, pasi synon që në muajin qershor të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Illegal Zubin Potok Mayor Slavisa Ristic, said "no chance" that Kosovo Serb positions, in terms of the Treaty of Brussels, near the positions of the Government of Serbia. "The agreement, which will come under the Serbian Constitution and laws of Pristina, is unacceptable for any Serb in Kosovo. Our main struggle is to remain in Serbia system, which guarantees us the Constitution of the Republic, "Ristic told the newspaper" Politika ". Serbs in northern Kosovo have rejected the deal, initially looking to Belgrade referendum, followed by Serbia's Constitutional Court to give an opinion about its legality. First Deputy Prime Minister of Serbia, Aleksandar Vucic, has announced that next week, between 7 and 12 May, will visit Kosovo. Ristic said Vucic is welcome in the north, but has insisted that Serbs approach will not change. Belgrade is important for the implementation of the agreement with Kosovo since June aims to take on the negotiations for membership in the European Union.