Tre te akuzuar për trafikimin e 1.6 toneve droge brenda vitit, janë vene ne pranga nga policia e Vlorës. Bexhet Aliaj 43 vjeç, Dritan Kaçani 42 vjeç dhe Shpëtim Shehu 22 vjeç, sipas policisë janë pjese e nje grupi qe ka trafikuar lende narkotike prej kohesh drejt Italisë. Ne disa operacione policia shqiptare dhe ajo italiane kane mundur te bllokojnë sasi te madhe marijuane qe ne treg do arrinte vlerën e 10 milion eurove. Gjate këtyre operacioneve janë arrestuar edhe disa anëtarë te tjerë te rrjetit te trafikut. Kane fshehur drogën ne mes te qepëve dhe patateve, por nuk kane mundur t'i shpetojne policisë. Dy tregtare korçare Jetnor Vreshtulla dhe Besnik Kosturi, sipas policisë, kane blere ne Lazarat 65 kilogramë droge. Ata u zbuluan ne vendin e quajtur gropa e gëlqeres, ndërsa udhëtonte drejt Sarandës. Tregtaret janë vene ne pranga ndërkohë qe nuk dihet ende destinacioni i drogës. Dy bashkëshortë janë plagosur pasi automjeti me te cilin udhëtonin përgjatë aksit Fier-Lushnje u përfshi nga flaket. Fillimisht mësohet se është dëgjuar një shpërthim ndersa me pas makina ka marre flake. Sulejman dhe Alie Sula përkatësisht 60 dhe 51 vjeç jane nxjerre nga banore te zonës dhe aktualisht, sipas mjekeve, nuk kane rrezik per jeten. Hetimet janë përqendruar ne nje shpërthim te qëllimshëm me lende plasës, por nuk përjashtohet edhe ngjarja aksidentale.