Pak ditë para zyrtarizmit të listave të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit, publiku ka mësuar vetëm pak prej emrave kandidatë. Partitë politike duket se do t'i qëndrojnë besnik traditës së vitit 2009, kur listat u shpallën pak minuta para skadimit të afatit të regjistrimit në KQZ. Këtu, pak ndryshim bëjnë socialistët, pasi lideri i opozitës Edi Rama ka prezantuar 7 kandidatë, që vijnë nga jashtë PS-së ose rikthime të të larguarve vitet e fundit. Sipas analistit Arjan Vasjari, ka 2 arsye përse kryeministri Berisha nuk ka ndjekur të njëjtën model. Ndërsa analisti Sami Neza mendon se vetëm publiku është i përjashtuar nga debati për listat, ndërsa konsulta me strukturat dhe bazën e partisë nuk mungon. Ai shton se nëse sistemi zgjedhor do të parashikonte lista të hapura deputetësh, ku përzgjidhet kandidati që siguron më shumë vota në qark, atëherë sjellja e partive do të ishte tjetër. Zoti Vasjari bën dallimin në qëndrimet që mban lidershipi i partive të mëdha në raport me emrat kandidat, dhe përzgjedhja e listës së partitë e reja politike. Afati i paracaktuar në Kodin Elektoral, për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ është 6 maji.
A few days before formalizing the list of members for the election of 23 June, the public has learned a few names of candidates. Political parties seem to be loyal to the tradition of 2009, when the lists were announced a few minutes before the expiry of the registration in the CEC. Here, the Socialists make little difference as opposition leader Edi Rama presented seven candidates from outside the SP or reversal of evacuees recent years. According to analyst Arjan Vasjari, there are 2 reasons why Berisha has not followed the same pattern. While Sami Neza analyst thinks that only the public is excluded from discussion lists, and consultations with party structures and the base is missing. He adds that if the electoral system would provide an open list of deputies, where the selected candidate who receives more votes in the county, then the behavior of the parties would be another. God makes the difference Vasjari holding leadership positions of the major parties in relation to the candidate names, and select the list of new political parties. Deadline default in the Electoral Code, to submit candidate lists to the CEC is May 6.