Beograd, takimet e serbëve të veriut - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Një përfaqësi e serbëve të Kosovës po zhvillojnë në Beograd takime me zyrtarë të qeverisë, për të biseduar rreth marrëveshjes së Brukselit. Ata po takohen me kryeministrin Ivica Daçiç, zëvendës kryeministrin Aleksander Vuçiç e zyrtarë të tjerë të lartë serbë. Veç krerëve të komunave veriore, në takime kanë shkuar edhe përfaqësues të serbëve që jetojnë në jug të Lumit Ibër. Këto bisedime zhvillohen me synimin për të afruar qëndrimet e largëta midis serbëve të Kosovës dhe qeverisë në Beograd, rreth paktit të arritur mes Thaçit e Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërkaq, më herët, gjatë një deklarate për mediat, kryeministri Daçiç ka mohuar edhe njëherë akuzat se ai ka tradhtuar vendin, me firmosjen e paktit të Brukselit. "Ne nuk e shesim Kosovën, ajo është pjesë përbërëse e Serbisë. Por ne duhet të mbijetojmë. Edhe në kohën e sundimit të dinastisë Karaxhorxheviç, Kosova nuk ka qenë pjesë e Serbisë, por ne e kemi kthyer." Daçiç shtoi se organizimi i mundshëm i një referendumi për Marrëveshjen e Brukselit, nuk duhet të shtyjë zbatimin e saj.

A representative of the Kosovo Serbs in Belgrade are holding meetings with government officials to talk about the Brussels agreement. They are meeting with Prime Minister Ivica Dacic, Deputy Prime Minister Aleksandar Vucic and other senior officials Serbs. Besides the chief northern municipalities, the meetings have gone well as representatives of Serbs living south of the Ibar River. These discussions take place with the aim to bring distant views between Kosovo Serbs and the government in Belgrade about the pact reached between Thaci and Dacic to normalize relations. However, earlier, in a press statement, the Prime Minister Dacic has once again denied accusations that he has betrayed the country, with the signing of the Brussels Pact. "We do not sell Kosovo, it is an integral part of Serbia. But we have to survive. Even in the reign of Dynasty Karaxhorxheviç, Kosovo was part of Serbia, but we have returned. "Dacic added that the possible organization of a referendum on the Treaty of Brussels, should not delay its implementation.