Hiqen tarifat gjyqësore për njerëzit në nevojë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjithë personat që marrin ndihmë sociale apo janë viktima të trafikut e të dhunës, mund të hapin një proces gjyqësor për ankesat që kanë për çështje të caktuara dhe shërbimi gjyqësor do t'ju ofrohet falas. Një komitet shtetëror për ndihmën juridike, që do të ngrihet pranë ministrisë së Drejtësisë, është autoriteti përgjegjës për lëshimin e vërtetimeve që dorëzohen në Gjykatë. Me këtë nismë ligjore të miratuar me konsensus në Komisionin e Ligjeve, synohet të shmangen nga barra e rëndë e pagesave të gjithë njerëzit në nevojë, të cilët nuk i drejtohen gjykatës pasi nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat gjyqësore. Referuar tarifave aktuale, për një proces civil shërbimi gjyqësor llogaritet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë të reja.

From January 1 next year, all persons who receive social assistance or are victims of trafficking and violence, can open a judicial process for complaints on certain issues and judicial service will be offered free of charge. A state committee for legal assistance, to be established at the Ministry of Justice, is responsible for issuing certificates to be submitted to the Court. With this legislative initiative adopted by consensus at the Law Commission, is intended to avoid the burden of payment to all people in need who did not address the court after not afford to pay court fees. Referring to the current tariff for a service civil judicial process calculated from 20 thousand to 40 thousand new.

Free Traffic Exchange