Pas shume vitesh pa praninë e mediave, Ministria e Kulturës vendosi këtë te hëne ta zhvilloje nen syrin e gazetareve Këshillin Kombëtar te Arkeologjisë. Me nje axhende ku u diskutua mbi ekspeditat dhe zbulimet e vitit 2012 e projektet e 2013-s, anëtaret e këshillit, mes te cileve ministri dhe drejtues te institutit te arkeologjisë nuk përmenden ne asnjë nga fjalimet e tyre problematikat e vazhdueshme te trashëgimisë. I pyetur jashtë mbledhjes, Luan Berzhita drejtor i institutit te arkeologjisë mohoi mungesën e fondeve, e si rrjedhoje edhe te ekspeditave. Por, për specialistin e trashëgimisë kulturore, njëherësh deputeti i Partise Socialiste, Auron Tare kjo mbledhje bie ndesh me realitetin dhe problematiken e vërtete te trashëgimisë ne vend. Sipas Tares, përplasja mes kompetencave te Institutit te Arkeologjisë dhe atij te Monumenteve ka bere qe shume site te lihen ne mëshirë te fatit. Nga ana tjeter, ne mbledhjen e këshillit kombëtar te arkeologjisë u përmend edhe shembja e Teatrit Antik te Apolonisë një vit me pare. Por, ndryshe nga deklaratat e specialisteve te parkut sipas te cilit shembja erdhi për shkak se ekspedita shqiptaro-gjermane nuk u këshillua me studimin gjeologjik te zonës, per drejtuesit e institutit te arkeologjisë ngjarja ishte thjesht një fatkeqësi natyrore e papritur.
After many years without the presence of the media, the Ministry of Culture decided that the moon to develop under the eye of journalists National Council of Archaeology. With an agenda that focused on expeditions and discoveries of 2012 and 2013 projects, council members, among which the minister and director of the Institute of Archaeology is not mentioned in any of their speeches continued to heritage issues. Asked outside the meeting, Lion Berzhite director of the Institute of Archaeology denied lack of funds, and consequently also the expeditions. But for cultural heritage specialist, both the Socialist Party deputy, Auron Tare this meeting conflicts with reality and the truth of heritage problematic in the country. According Tare, the collision between the powers of the Institute of Archaeology and Monuments that has led to many site be left adrift. On the other hand, the national council meeting of archeology mentioned the collapse of the Antique Theatre Apolonia a year ago. But, unlike the park specialists statements according to which the collapse came because Albanian-German expedition was not consulted geological study of the area, for the leaders of the Institute of Archaeology event was simply an unexpected natural disaster.