Pak dite nga çelja e sezonit turistik, thuajse e gjithë vija bregdetare e vendit nuk është ende gati për pritjen e turisteve. Pushuesit e pare ditore por dhe pronare te hoteleve e restoranteve përgjatë bregdetit, thonë se krahasuar me vitet e shkuara, masat nga njësite vendore, sivjet janë me te vonuara. Kështu ne Durrës vetëm këto dite ka nisur puna për heqjen e leshterikëve dhe mbetjeve te tjera, nga porti e deri tek vilat qeveritare. Banore te zonës e sidomos pensioniste ankohen se problem mbetet edhe mungesa e hapësirave publike, si dhe uji i pijshëm me orar te kufizuar. Moti i mire i ka populluar me herët se zakonisht brigjet e Jonit. Por edhe aty problemet nuk mungojnë. Disa zona ne Vlorë, konkretisht tek plazhi i vjetër dhe akademia, vazhdojnë te jene shume te ndotura nga mbeturinat. Gjendja duket me e mire tek plazhi i ri, ku po punohet për pastrimin e rërës. Një panorame aspak ftuese për turistet, ofrohet aktualisht ne plazhin e Velipojës ne Shkodër, ku vetëm pak kohe me pare janë shembur ndërtimet pa leje. Gërmadhat kane mbetur ende aty. Me largimin e tyre pritet te nise edhe pastrimi i brezit te rërës. Përmbytjet e muajve te kaluar kane dëmtuar edhe rrugën qe lidh këtë zone turistike me Shkodrën. Paralelisht po punohet edhe ne hyrje te plazhit, ku rruga sipas drejtuesve te komunës do te jete me 4 korsi. Ne proces ne Velipoje është edhe pedonalja e re me gjatësi 1400 metra qe do te krijoje një ndarje mes brezit te rërës dhe te ndërtesave te pushimit dhe shërbimit.