Rama: Raporti i DASH drithërues - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Kryetari i PS-së Edi Rama e ka konsideruar si drithërues raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit për Shqipërinë, ku thuhej se KQZ minoi te drejtat e qytetareve për te marre pjese drejtpërdrejt ne qeverisje dhe se PD po kontrollon te gjitha pushtetet.
Nga Berati, ku Rama mori pjese në vijimin e prezantimin e programit të rilindjes, Rama tha se ky raport është nje turp për vendin ne syte e ndërkombëtareve, por pasqyre e nje realitetit që ekziston ne vend. "Raport drithërues per Shqipërinë nga DASH, nje pasqyre e nje realiteti qe e jetojmë per dite, por qe permes raportit e sheh mbare bota..." Kryetari i PS, ka komentuar dhe dekretet e një dite më parë të presidentit Bujar Nishani , për anëtaret e Gjykatës së Lartë, duke u ndalur konkretisht tek gjyqtari Tom Ndreca: "Presidenti propozoi me turp dekretet per gjykatën e Larte. Pse nuk i beri nder dhe Shasenkes se dhe ajo i beri nder fitores se demokrateve ne zgjedhje..." Për të gjithë këtë situate, Rama fajësoi qeverinë. Ai shtoi se në vend është krijuar një regjim hibrid ku çdo gjet eshte jashtë kontrollit te popullit sovran dhe ku gjithçka është mall qe shitet dhe blihet nga pushteti. Ne 23 Qershor nënvizoi Rama, vendi do te ndryshoje me fitoren e socialisteve. Lideri i opozitës shtoi se pas zgjedhjeve, do ketë dy fitore. Rama tha se PS per here te parë ka një program qeverisës për t'u zbatuar nga këshilli i ministrave. Ai përfundoi duke thëne se edhe Berati do te rilinde përmes këtij programi ashtu si e gjithë Shqipëria.

Free Traffic Exchange