Sulmohet zyra elektorale e Partise Socialiste ne qytetin e Cërrikut. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e se premtes. Sipas drejtuesve socialiste te këtij qyteti, ku i pranishmen ishte dhe deputeti Ben Blushi, shtetasi Klement Curri ka hyre ne zyre duke marre me dhune dokumentacione te vlefshme elektorale, si dhe është perlasur fizikisht me anëtarin e PS-së, Bajram Lici.
Drejtuesit socialiste te Cërrikut kane denoncuar ne polici autorin e ngjarjes ndërsa akuzojnë kundërshtaret politik për sulm ndaj tyre. Ne orët e mbrëmjes autori i ngjarjes Klement Curri është shoqëruar ne komisariat. Ndërkohë, ne deklaratën e saj policia e ka cilësuar nje ngjarje me motive jopolitike, por për shkaqe banale pas nje zenke mes autorit dhe nje përfaqësuesi socialist. Sipas policisë, ambienti i sulmuar nuk identifikohet si zyre elektorale pasi nuk ka postera apo flamuj te subjektit politik. Ndërkohë, edhe ne Librazhd është dhunuar zyra e partisë Socialiste. Persona ende te paidentifikuar kane grisur posterat dhe hequr me dhune logon e Rilindjes. Kreu socialist i Librazhdit Kastriot Gurra, i kontaktuar nga Vizion Plus, deklaron se pas këtij sulmi fshihen drejtues te partisë Demokratike te Librazhdit.