SHBA fshikullon qeverinë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Shtetet e Bashkuara te Amerikes fshikullojnë qeverinë shqiptare, me një sere kritikash te forta mbi korrupsionin, ndëshkueshmerine dhe shkeljen e te drejtave te njeriut. Ne raportin vjetor për te drejtat e njeriut te departamentit amerikan te shtetit nënvizohet fakti se korrupsioni është thelluar duke kapur çdo segment, ndërsa institucionet shtetërore janë bere thellësisht te politizuara, përfshirë dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
"Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz. Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre. Konsolidimi i vazhdueshem i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit". Departamenti Amerikan i Shtetit denoncon faktin e mungesës se ndeshkueshmerise për rastet korruptive te zyrtareve te larte. Madje ne disa raste nëpunësve te larte te qeverise iu janë dhëne poste shpërblyese. "Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonseguente. Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale. Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime. Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim". Raporti vëren me tej se ka patur përkeqësim te situatës se lirive dhe te drejtave te njeriut, ku ka spikatur dhuna ne familje, diskriminimi i gruas, abuzimi i fëmijëve, ndërsa vazhduan të raportoheshin raste të trafikimit të personave.

Free Traffic Exchange