Raporterët e KiE për KQZ-në - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Ekipi monitorues i Këshillit të Europës, në përmbyllje të vizitës disa ditore në Tiranë u bëri thirrje partive politike të ulen për të zgjidhur problemin me KQZ-në, e cila duket e bllokuar pas shkarkimit dhe dorëheqjes së 4 anëtarëve të saj.
"Ne nxisim fuqimisht të gjitha partitë politike të bëhen bashkë në mënyrë urgjente dhe të zgjidhin çrregullimin aktual që po ndikon në funksionimin e KQZ." Të pyetur nga Vizion plus nëse fjalia se "zgjedhjet janë në rrezik" do të zërë vend në raportin që do ti dërgojnë Strasburgut javën e ardhshme, ekipi i Këshillit të Europës u shpreh se vlerësimi do të shkruhet në ditët në vijim, e kjo nuk ishte vendosur ende. Por reporterët thanë qartë se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë vendimtare për faktin nëse Shqipëria do të mbahet ende nën monitorim, por edhe përcaktuese për statusin kandidat në BE. Pas takimeve me zyrtarë të lartë shtetërore si edhe faktorët e rëndësishëm të opozitës, të dërguarit e KiE-së, theksuan se mbetën në pritje të rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe kërkuan krijimin e një Enti të pavarur për rregullimin e Mediave. Në fund të muajit maj, nga Strasburgu do të udhëtojë drejt Tiranës një ekip më i gjerë për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. Shqipëria është një ndër 10 shtetet e Evropës ende nën monitorim, e ky status ndryshon vetëm kur vendi plotëson të gjitha kriteret e një demokracie funksionale.

The monitoring team of the Council of Europe, at the conclusion of the visit of several days in Tirana called on political parties to sit down to solve the problem with the CEC, which seems stuck after downloading and resignation of four members.
"We strongly urge all political parties to come together in order to solve urgent and actual disorder that is affecting the functioning of the CEC." Asked by Vision plus if the sentence that "elections are at risk" will take place in the report will send to Strasbourg next week, the team of the Council of Europe said that the evaluation will be written in the following days, and it was not yet decided. But clearly told reporters that the 23 June elections will be decisive for whether Albania will be held still under monitoring, but also decisive for EU candidate status. After meeting with senior government and opposition important factors, messengers of the Council of Europe, stated that they were awaiting the results in the fight against organized crime, as well as creating an entity called the Independent Media regulation. At the end of May, from Strasburg will travel to Tirana a wider team to oversee the elections of 23 June. Albania is one of 10 European countries still under the monitoring of the status change only when the country meets all the criteria of a functioning democracy.