Bruksel, sot raundi i dhjetë i bisedimeve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë në Bruksel raundin e dhjetë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e përfaqësueses për politikë të jashtme në BE, Ketrin Eshton.
Në dialogun e nisur në mesditë, palët po diskutojnë planin me 15 pika të baroneshës Eshton. Siç raportojnë mediat kosovare, ndasitë mes dy delegacioneve janë sa i përket pikës 9, që lejon policinë e Kosovës të hyjë në komunat serbe në veri dhe pikës 14, sipas të cilës Serbia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ky raund negociatash vjen vetëm dy ditë, pasi takimi i nëntë mes Thaçit dhe Daçiç përfundoi pa sukses, në orët e para të së enjtes. Me kërkesë të baroneshës Eshton, palët u kthyen mbrëmë sërish në Bruksel. Një ditë më parë, zonja Eshton i telefonoi Thaçit teksa ky i fundit ishte në Ljubjanë, rrugës për t'u kthyer në Prishtinë, pas dështimit të raundit të nëntë. Gjatë atyre bisedimeve thuhet se Thaçi ia ka bërë të qartë zonjës Eshton, se do të rikthehej në Bruksel, vetëm nëse Serbia pranonte marrëveshjen për veriun. Sipas mediave kosovare, që citojnë një anëtar të delegacionit kosovar në kushte anonimati, fakti që baronesha Eshton ftoi Thaçin në dialog, nënkupton se Serbia do ta pranojë propozimin e saj.

Kosovo and Serbia delegations in Brussels are developing the tenth round of talks to normalize relations with mediation representative for EU foreign policy, Catherine Ashton.
In the dialogue started at noon, the parties are discussing the plan with 15 points Baroness Ashton. As Kosovo media reports, the two delegations are divisions in terms of section 9, which allows police to enter Kosovo Serb municipalities in the north and section 14, under which Serbia should not hinder Kosovo's membership in international organizations. This round of negotiations comes just two days after the ninth meeting between Thaci and Dacic ended unsuccessfully, in the early hours of Thursday. At the request of Baroness Ashton, the parties returned again last night in Brussels. A day earlier, Ms Ashton called Thaci as the latter was in Ljubljana, the road to return to Pristina, after the failure of the ninth round. During those talks said that Thaci has made ??clear Ms Ashton, that would return to Brussels, only accept it if Serbia to the north. According to Kosovo media, quoting a member of the Kosovo delegation on condition of anonymity, the fact that Baroness Ashton Thaci invited to dialogue means that Serbia will accept its proposal.