Sequi dhe Volfarth për KQZ-në - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 2

Zhvillimet politike n e KQZ shtate ditët e fundit kane intensifikuar dukshëm axhenden e trupit diplomatik ne Tirane. Gjatë paradites së sotme, ambasadori I BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se BE po ndjek nga afër zhvillimet që bo ndodhin me KQZ-në, ndërkohë që bëri thirrje që partitë politike të rikthejnë besimin te qytetarët.
"Për Bashkimin Europian është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen me standard, pasi ky do të jetë një test për funksionimin sa më të mirë të institucioneve demokratike. Duhet të ndërtohet besimi te votuesit, sepse për këtë kanë nevojë qytetarët shqiptarë. Përsa i përket dorëheqjes së anëtarëve, ne po e ndjekim nga afër këtë proces." Një tjetër deklaratë vjen edhe nga ambasadori i OSCE-së, Eugen Volfarth, i cili pak minuta përpara se te njoftohej dhe largimi i anëtarit te trete, Jani Jasni, është shprehur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të funksionojë edhe me këtë përbërje, por rruga e duhur është qe te jetë i plotë. Pa dashur te shpalle fajtor per situatën e krijuar, diplomati i OSBE rilexoi para medias nje nga rekomandimet e misionit për zgjedhjet e 2009, duke ngritur nje pyetje retorike: "Palet duhet te demonstrojnë vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe te veprojnë ne proporcion me privilegjet qe gëzojnë sipas ligjit persa i përket zhvillimit te zgjedhjeve. Unë do t'i beja thirrje partive politike për bashkepunim, por çfare po shohim? Është e rëndësishme qe te kujtojmë rekomandimet e ODIHR-it i cili i ka bere thirrje partive politike te kenë pergjegjesite e tyre per përgatitjen e procesit zgjedhor, ketu përfshihet dhe pjesëmarrja ne KQZ. Me sa duket kjo nuk është kuptuar sa dihet. KQZ mund te operoje edhe kështu, por do te ishte me mire qe anëtarët te zëvendësoheshin me propozimet e partive politike qe kane te drejte t'i bëjnë keto propozime".

Free Traffic Exchange