Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane leshuar nje apel te forte ndaj klasës politike shqiptare per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare ne përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ne përfundim te vizitës dyditore ne Tirane gjate nje konference per shtyp drejtori per Çeshtjet e Europes Qendrore dhe Jugore ne departamentin e shtetit Jonathan Moore theksoi se Uashingtoni kerkon nje KQZ qe funksionon pasi ne te kundërt zgjedhjet jane te rrezikuara. "Edhe pse e njohim shqetësimin per ndryshimin e balancës ne KQZ me formimin e koalicioneve parazgjedhore besojmë se ka nje argument te forte ligjor i cili ve ne pikëpyetje mënyrën se si veproi parlamenti ne séance e 15 prillit. Megjithatë ne duam te shohim nje KQZ qe funksionon, dhe nese kjo nuk ndodh zgjedhjet nuk mund te mbahen ne 23 qershor." Duke u ndalur te KQZ, Moore ka kerkuar marreveshje mes palëve politike per te siguruar nje KQZ qe funksionon me te gjithë anëtarët. "KQZ, mesa kuptoj une, ka nevoje per nje minimum prej 5 anëtaresh qe te zhvillohen zgjedhjet. Sigurisht ne do na pëlqente te shihnim anetaresine me te plote te mundshme ne KQZ. Me kane thene qe me nje KQZ me me pak anetare se 5 nuk do te ishte e mundur te zhvilloheshin zgjedhjet. Serish duke dëgjuar nga lideret politike ne maxhorance dhe ne opozite se duan qe zgjedhjet te mbahen ne 23 qershor kjo kërkon qe te behen përpjekje per te siguruar anetaresine e plote ne KQZ." Moore ka theksuar se gjate shqetësimin e Departamentit te Shtetit per klimen te tensionuar politike dhe akuzat mes paleve duke përsëritur se zgjedhjet e 23 qershorit do te vezhgohen nga afer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nderkohe, qe gjate nje vizite te Elbasan drejtori per çeshtjet e Europes ka përsëritur rendesine qe ka njohja nga te gjitha palët e rezultatit te zgjedhjeve. Gjate takimit me Jonathan Moore, kryeministri Berisha ka sqaruar problematiken e KQZ. Kryeministri Berisha ka theksuar se balancimi politik i KQZ dhe të gjithë administratës zgjedhore është guri i themelit që ka çuar në përmirësimin shumë të madh të procesit zgjedhor që nga viti 2005 deri sot. Lideri i maxhorances gjate takimit ka shprehur edhe shqetësimin për politizimin e mëtejshëm qe sipas tij lideri i opozitës Rama po i bën çështjes së KQZ nëpërmjet tërheqjes së dy anëtarëve.