Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka mbyllur derën ftesës së homologut serb Ivica Dacic, i cili kërkon bisedime të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd.
Duke folur për të përditshmen "Zëri", Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi se mund të ketë negociata, pa ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shpresoj se gjërat do të lëvizin drejt marrëveshjes. Është momenti i fundit që Beogradi të jetë i qartë me Brukselin. Gjithçka varet nga angazhimi dhe udhëheqja e baroneshës Eshton, e cila është edhe pika e referimit për çdo përgjigje. Të tjera negociata nuk do të ketë, sikurse nuk do të ketë ndërmjetësues tjetër. Pra, nuk do të ketë dialog të drejtpërdrejtë. Serbia ka ende afat deri në 22 prill për të dhënë një përgjigje lidhur me planin Eshton për bashkësinë e komunave serbe në veriun e Kosovës.
Prime Minister of Kosovo, Hashim Thaçi, has closed the door to the invitation of Serbian counterpart Ivica Dacic, who seeks direct talks between Pristina and Belgrade.
Speaking to the daily "Zeri", Thaci has ruled out any possibility that there may be negotiations, without the mediation of the European Union. I hope that things will move toward agreement. It's time for Belgrade to be clear with Brussels. Everything depends on the commitment and leadership of Baroness Ashton, who is also the reference point for each answer. Other talks will not be, as there will be no other mediator. So there will be no direct dialogue. Serbia still has until April 22 to give a response to Ashton plan for community Serb municipalities in northern Kosovo.