DASH për dialogun Kosovë-Serbi - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Departamenti Amerikan i Shtetit këmbëngul që Serbia të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga baronesha Eshton për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Përmes një deklarate nga zëdhënësi Patrik Ventrell, DASH shpreh keqardhje për rrjedhën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të cilat nuk u kurorëzuan me një marrëveshje. Sipas zëdhënësit Ventrell, zyrtarët si ndihmës sekretari Filip Gordon apo zëvendës ndihmë sekretari, Filip Riker, po bëjnë trysni te Serbia, që të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën. "Ju e dini qëndrimin tonë rreth kësaj çështjeje dhe keqardhjen që kemi shprehur, pasi Serbia refuzoi propozimin," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Megjithatë, ai theksoi, se vendet e Bashkimit Europian janë duke u angazhuar në suksesin e këtyre bisedimeve. Një ditë më parë, gjatë një vizite në Kroaci, zëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, deklaroi se Serbia duhet të pranojë propozimin e Brukselit për komunat në veri të Kosovës, në mënyrë që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

The U.S. State Department insists that Serbia sign agreement proposed by Baroness Ashton to normalize relations with Kosovo.
In a statement from spokesman Patrick Ventrell, DASH regrets about the course of negotiations between Kosovo and Serbia in Brussels, which culminated in an agreement. According Ventrell spokesman Assistant Secretary Philip Gordon officials or deputy assistance secretary, Philip Reeker, are doing to pressure Serbia to sign agreement with Kosovo. "You know our position on this matter and regret that we have expressed, because Serbia refused the proposal," said State Department spokesman. However, he stressed that the European Union are committed to the success of these talks. A few days ago, during a visit to Croatia, Deputy Assistant Secretary of State Philip Reeker said that Serbia should accept the proposal of the Brussels municipalities in northern Kosovo, in order to obtain the date of negotiations for membership in the European Union .