Nga qyteti i Elbasanit duke prezantuar programin ekonomik te Partisë Socialiste, Edi Rama akuzoi INSTAT se ka manipuluar shifrën e rënies se punësimit ne vend. Sipas kryesocialistit, shifra zyrtare e INSTAT nga viti 2009 deri me sot ka qene 51 mije vende pune, ndërkohë qe pas një defekti teknik te faqes online, kjo shifër është ulur me minus 9 mije vende.
Duke iu referuar nje tjeter institucioni, raportit te Bankës se Shqipërisë, Rama u shpreh gjithashtu se paga reale e shqiptare është 10 perqind me e ulet krahasuar me fuqinë e tyre blerëse. Kryetari i Partisë Socialiste është ndalur edhe ne bashkëpunimin me Kosoven, qe e konsideron si prioritet te programit. Ndërtimi një harte te përbashkët te prodhimit bujqësor e blegtoral, bashkimi doganor apo zhvillimi i infrastrukturës portuale ishin disa nga pikat e këtij bashkëpunimi. Programin e PS per ekonominë nga qyteti i Elbasanit e ka hapur me herët Shkëlqim Cani, i cili ka prezantuar një përmbledhje te situatës aktuale ekonomike ne vend.