Serbia: Jo Marrëveshjes! - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 10

Qeveria e Serbisë refuzon zyrtarisht marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Europian për komunat veriore me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kjo marrëveshje synonte normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas një mbledhje emergjente të krerëve shtetërorë serbë gjatë pasdites, u vendos që zgjidhjet e ofruara nga baronesha Eshton, nuk mund të pranohen, pasi sipas palës serbe, nuk garantojnë të drejtat e njeriut, si dhe sigurinë e mbijetësën e serbëve në Kosovë.
"Kjo marrëveshje nuk është e detyrueshme dhe nuk do të çonte në një zgjidhje përfundimtare e të qëndrueshme. Për këtë arsye ne nuk e pranojmë atë dhe shprehemi se dialogu me Prishtinën, me ndërmjetësimin e Brukselit, duhet të vijojë." Sipas mediave ndërkombëtare, presioni i Kishës Ortodokse dhe i nacionalistëve serbë kundër marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, ka dhënë rezultat. Një ditë më parë, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irenej, përmes një letre të hapur i kërkoi Daçiçit që të mos nënshkruajë një marrëveshje të tillë. "Asnjë qeveri serbe nuk ka të drejtën apo mandatin që të bjerë dakord me kushtet", ka shkruajtur Irenej. Ndërsa rreth tre mijë nacionalistë serbë protestuan të dielën në Beograd, kundër kësaj marrëveshjeje. Me vendimin e sotëm, Serbia i thotë jo edhe marrjes së nëj date për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.