Dorëheqje e shkarkime nga LSI - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 3

Vale dorëheqjesh ne radhët e punonjësve qe përfaqësojnë LSI-ne ne postet drejtuese te tre ministrive shëndetësisë, ekonomisë dhe punëve te jashtme. Burime zyrtare nga LSI bëjnë me dije, se është marre një vendim, qe te gjithë zv/ministrat te japin dorëheqjen. Por burime te sigurta nga këto institucione pohojnë se përveç këtij akti te vullnetshëm, janë bere gati tashme listat e shkarkimeve për atë pjese te administratës, qe ka ardhur ne 2009-ën, ne kohen e aleancës PD-LSI. Duket se me te mbrojtur janë punonjësit qe gëzojnë statusin e nëpunësit civil, pasi ata mund te shfrytëzojnë rrugën ligjore, duke hapur procese për heqje pa motivacion nga puna, e përfitojnë disa rroga dëmshpërblim nga buxheti i shtetit. Përveç kësaj kategorie, edhe një pjese e drejtoreve ne institucione, si ministria e ekonomisë dhe ajo e financave, te kontaktuar nga Vizion Plus shprehen, se nuk do te japin dorëheqjen, pasi nuk i cilësojnë politike, postet e tyre.
Ndërkohë Pellumb Pipero, qe ka mbajtur postin e drejtorit te politikave ne ministrinë e shëndetësisë, ka preferuar ta beje dorëheqjen përmes një letre te hapur. Për Vizion Plus, ai pohon se largohet pas zhvillimeve te fundit politike dhe daljes se LSI-se nga koalicioni qeverisës. Janë te paktën 10 zyrtare te tjerë nga ministria e shëndetësisë qe po largohen, duke nisur nga stafi i ngushte politik e deri te drejtoret e disa drejtorive. Ndërkohë largimet pritet te jene me te mëdha ne QSUT dhe spitalet e tjera te vendit. por ndërsa ne rrethe lëvizjet janë ne dore te ministrit te ri, shkarkimi dhe emërimi i drejtorit te QSUT-se është kompetence e kryeministrit Berisha. Ne valën e lëvizjeve nga puna është përfshire edhe Ministria e Arsimit dhe jo vetëm ne postin e zv/ministres apo drejtoreve, por edhe ne rrethe. Dhjetëra drejtore shkollash dhe drejtorish arsimore vijnë nga radhët e LSI-se dhe pritet te largohen. Por transferimet mund te zbresin deri ne rang mësuesish, sidomos për ata qe janë emëruar ne këto vitet e fundit, si mbështetës te LSI. Ndërkohë ne pikëpyetje është edhe drejtimi i kesh, ku përveç ndryshimeve ne politike, largimi i drejtorit te përgjithshëm, mund te vije edhe si pasoje e problematikes qe është krijuar nga reshjet e ditëve te fundit dhe demet nga hapja e portave te hidrocentraleve. Mësohet se 45 punonjës te KESH-it kane ardhur nga radhët e LSI-se dhe vendi i tyre i punës mbetet i rrezikuar.