Nje ngjarje e rende ka ndodhur gjate oreve te para te mëngjesit te sotëm, ne nje lokal nate ne zonen e Kasharit, ne Tirane.
Nje vajze 26-vjeçare, Sonila Tafa, eshte qëlluar me arme pas nje sherri ne lokalin e nates, duke humbur jeten. Edhe pse ngjarja mësohet te kete ndodhur rreth ores 3:00 te mëngjesit te se shtunës, policia e Tiranës e ka njoftuar zyrtarisht rreth ores 11:00 krimin fatal. Sipas ketij njoftimi, 26-vjeçarja Sonila Tafa, banuese ne Tirane, eshte plagosur me arme zjarri pas nje konflikti mes nje grupi te rinjsh e me pas ka humbur jeten ne Spitalin Ushtarak. Por nga ana tjeter te kontaktuar nga Vizion Plus, burime prane Spitalit Ushtarak, kane bere me dije se 26-vjeçarja ka mbërritur pa jete ne këto ambiente dhe se ishte qëlluar per vdekje me nje plumb ne koke. Sipas te dhënave, Sonila Tafa ka qene duke dale nga lokali, kur e ka kapur plumbi. Ne fakt, kane qene dy grupe te rinjsh qe kane nisur sherrin brenda dhe e kane zhvendosur ate jashte. Mësohet se Sonila ka qene ne profesion balerine, por eshte e paqarte nese punonte ne lokal, pasi burime nga hetimi thonë se ishte e shoqëruar me te nje te punësuar te tille. Flitet se bashke me 26-vjeçaren eshte plagosur edhe nje vajze tjeter, shoqja e saj, por edhe ky informacion mbetet i mjegullt, dhe policia e shtetit, nuk ka njoftim per nje te plagosur te dyte. Ndërkohë, ne ambientet e lokalit te natës ne Kashar mësohet se policia ka vijuar hetimet deri rreth mesditës se te shtunës, duke shoqëruar e marre ne pyetje disa dëshmitarë te ngjarjes se rende.