Debat në komisionin e Jashtëm për rezolutën Çame - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Nis me përplasje dhe debate shqyrtimi i rezolutës Çame ne komisionin e Jashtëm.
Qe ne seancen e pare te shqyrtimit, te gjithe duket se jane shprehur kunder rezolutes. Relatoret socialiste dhe demokrate kane deklaruar, se nuk mund te bejne ende relacion. Relatori demokrat, Fatbardh Kadilli deklaroi se duhet konsultuar dhe legjislacioni grek, gje qe kerkon shume kohe. Ndersa socialisti Qemal Minxhozi kerkon ristrukturim sepse permbajtja aktuale, sipas tij, eshte e papranueshme. Siç pritej, me i ashper ka qene Vangjel Dule, i cili e konsideron rezoluten si antikushtetuese. Ndersa Shpetim Idrizi si kunderpergjigje ka mbrojtur idene, se kjo rezolute mbron marredheniet e mira mes dy vendeve. Nderkohe, Idrizi kerkon qe gjate shqyrtimit te mos preken, te pakten pikat qe flasin per riaktivizim te traktatit te miqesise mes Shqiperise e Greqise, si dhe kerkesa ndaj Athines per te shfuqizuar ligjin e luftes. Diskutimi ne komision ka degjeneruar ne ofendime personale, ne momentin kur perfaqesuesit te partise çame, Dashamir Tahiri dhe Shpetim Idrizi jane perlasur me kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule. Pas ketij debati, Dule u largua nga komisioni, ndersa diskutimi per projektrezoluten u shty per te marten.

Free Traffic Exchange